Arrestohen një mashkull dhe dy femra për përfshirje në prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen një mashkull dhe dy femra për përfshirje në prostitucion

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:10
Ilustrim

Janë arrestuar një mashkull dhe dy femra, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’.

Sipas komunikatës së Policisë dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen më prostitucionin, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 20.10.2021, në ora 18:20, kanë arrestuar tre persona.

Hetimi paraprak dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë në koordinim me prokurorin e rastit. Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare).  Të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale:  ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndaj të dyshuarës A.B.,  do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.  Si prove material, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore, janë sekuestruar: dy (2) telefona mobil dhe një DVR.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat