Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat