Arrestohet pasi shkrepi 15 herë me kallash

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi shkrepi 15 herë me kallash

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në fshatin Studenicë të Istogut.

Kjo pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, të cilin nuk e ka qëlluar.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat