​Policia identifikon në aeroportin “Adem Jashari” tri leje false qëndrimi të një shteti tjetër

Kronikë e zezë

​Policia identifikon në aeroportin “Adem Jashari” tri leje false qëndrimi të një shteti tjetër

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Putoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” sot gjatë kontrollit të pasaportave për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, kanë hasur një udhëtar me iniciale K.K. (1997), i cili ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara.

Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme te njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat