I mituri me armë në shkollë, arrestohet për kanosje

Kronikë e zezë

I mituri me armë në shkollë, arrestohet për kanosje

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Pejë është arrestuar një i mitur për kanosje.

I njëjti në shkollë ka shkuar me armë dhe gaz dhe ka kanosur një të mitur tjetër.

“Rr. Esat Mekuli, Pejë, 25.10.2021-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur pasi që i njëjti ne brendi të shkollës ka kanosur viktimën mashkull kosovar -i mitur.

Arma pistolete me gaz e kalibrit 9 mm është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat