Arrestohet shtetasi i Serbisë, i ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit të Policisë së Kosovës

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Serbisë, i ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit të Policisë së Kosovës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi që në hyrje në territorin e Republikës së  Kosovës, zyrtarit policor në kufi i ka ofruar një kartëmonedhë prej 10 euro për të lejuar pasagjerin pa dokumente  të nevojshme  antiCOVID– 19, të hyjë në Kosovë.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 08:40, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që në hyrje në territorin e Republikës së  Kosovës,  zyrtarit policor në kufi i ka ofruar një kartëmonedhë prej 10 euro për të lejuar pasagjerin pa dokumente  të nevojshme anti-COVID– 19, të hyjë në vendin tonë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat