Në Pejë vidhen paratë nga arka e QKMF-së

Kronikë e zezë

Në Pejë vidhen paratë nga arka e QKMF-së

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një rast vjedhjeje ka ndodhur të hënën në Pejë, kur persona të panjohur kanë vjedhur paratë e pagesave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas raportit të Policisë të hënën, më 25 tetor, në Rrugën “Mbretëresha Teutë”, ankuesja femër kosovare ka raportuar se në QKMF ka ndodhë një vjedhje nga arka e pagesave në vlerë rreth 60 euro.

“Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  janë duke hetuar rastin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat