Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare

Kronikë e zezë

Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare të Podujevës.

Të dy personat dyshohet se në depon e terminalit doganor kanë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana, meqë ishin të padoganuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 25 tetorit ishte thyer muri i objektit të depos ku edhe ndodhi vjedhja.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ë, zyrtar ë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat