Në Lipjan arrestohet një person që merrte deri 5 mijë euro për të siguruar një vizë në ambasadën e Çekisë në Maqedoni

Kronikë e zezë

Në Lipjan arrestohet një person që merrte deri 5 mijë euro për të siguruar një vizë në ambasadën e Çekisë në Maqedoni

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Ribar i Madh në Komunën e Lipjanit me dyshimin se në këmbim të shumave prej 3000 deri 5000 € ka siguruar viza në ambasadën e Çekisë në Maqedoni për qytetar të ndryshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se në shtëpinë e të dyshuari janë gjetur, një revole të llojit CZ me 32 fishekë të kalibrit 7.65mm, një revole Ekol me 13-fishekë me gaz, një telefon, 6645 euro, 120 dinar maqedonas dhe 300 dinar serb

“Fsh. Ribar i Madh, Lipjan 2018-2020. Me datë 27.10.2021 me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole të llojit CZ me 32 fishekë të kalibrit 7.65mm, një revole Ekol me 13-fishekë me gaz, një telefon, 6645 euro, 120 dinar maqedonas dhe 300 dinar serb.

Për të dyshuarin në fjalë kishte filluar hetimi në vitin 2018 me dyshimin se i njëjti në këmbim të shumave prej 3000 deri 5000 € ka siguruar viza në ambasadën e Çekisë në Maqedoni për qytetar të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat