​Arrestohet ferizajasi për trafikim me njerëz, dyshohet se punësoi dhe strehoi një 13 dhe 15-vjeçare

Kronikë e zezë

​Arrestohet ferizajasi për trafikim me njerëz, dyshohet se punësoi dhe strehoi një 13 dhe 15-vjeçare

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Arrestohet një person në Ferizaj me dyshimin për trafikim me njerëz.

I arrestuar dyshohet se në duke kryer veprën trafikim me njerëz kishte strehuar, punësuar një 13 dhe një 15-vjeçare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar me 27.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke punësuar dhe strehuar dy viktimat femra kosovare njëra fëmijë (13-vjeçare) dhe tjetra e mitur (15-vjeçare). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat