Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare të mbështjella me substancë që dyshohet të jetë marihuanë në peshë 3.33 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në raport thuhet se me vendim  të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat