​Parandalohet kontrabanda me telefona mobilë

Kronikë e zezë

​Parandalohet kontrabanda me telefona mobilë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, kanë parandaluar futjen e telefonave mobilë.

Sipas një komunikate të Doganës, në pikë kalimin kufitar të Vermicës është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e oficerëve doganor, personi përgjegjës është përgjigjur që nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara: Telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat