Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që u zhduk rreth pesë muaj më parë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që u zhduk rreth pesë muaj më parë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Është gjetur pa shenja jete 41-vjeçari, Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut, që ishte zhdukur rreth 5 muaj më parë.

Lajmin për gjetjen e viktimës e ka bërë të ditur mediat lokale.

“Kaçanik, Begracë. Gjendet pa shenja jete, Muhabi Islami personi i cili ishte zhdukur para disa muajve i moshës 41 vjeç nga fshati Begracë. Ngushllime”, thuhet në njoftim.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Ndërkaq, viktima sipas familjarëve me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia duke mos u kthyer më.

Pa njoftimit nga familja për zhdukjen e tij, ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kishin nisur kërkimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat