Rrahu kunatin, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Kronikë e zezë

Rrahu kunatin, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 09:31
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar.

Sipas uniformave blu është prangosur nga efektivët e Komisariatit nr.5 A. M, 24 vjeç.

I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat