Aksident në Xhavzotaj, përplasen dy makina, plagosen babë e bir

Kronikë e zezë

Aksident në Xhavzotaj, përplasen dy makina, plagosen babë e bir

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull.

Policia raporton se një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me një “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., si dhe fëmija i tij, i cili ndodhej si pasagjer në makinë.

“Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B., Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – bën me dije policia.

Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat