Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen katër persona

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona”, deklaroi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat