Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Kronikë e zezë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dhuna në familjet kosovare ka vazhduar edhe në 24 orët e fundit.

Në Policisë e Kosovës vetëm brenda një dite janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, ndërsa gruaja në shumicën e raste është viktima.

Ky është raporti i Policisë për dhunën në familje:

Prishtinë 12.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 11.11.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika nuk e ka raportuar rastin.

Obiliq, 12.11.2021 – 19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë, 12.11.2021- 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar.

Pejë 12.11.2021 – 09:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.11.2021 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat