Dyshohet se 30 persona u rrahën mes vete në veri, përdorën edhe armë

Kronikë e zezë

Dyshohet se 30 persona u rrahën mes vete në veri, përdorën edhe armë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur dy ditë më parë në Veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se të përfshirë kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre të dehur.

Në këtë përleshje dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.

“Është raportuar se në një lokal ka ndodhë një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre kishin qenë të dehur, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi  në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur  dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Si pasojë e rastit një person, viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat