Aksident trafiku në Bardhosh, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Bardhosh, ka të lënduar

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Bardhosh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat