Ia vjedhin çantën e krahut, ja çfarë kishte brenda

Kronikë e zezë

Ia vjedhin çantën e krahut, ja çfarë kishte brenda

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se persona të panjohur, nga vetura i kanë vjedhur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale, një shumë parash dhe një unazë nga ari.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës, të mërkurën në ora 14:55.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur, nga vetura i kanë vjedhur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale, një shumë parash dhe një unazë nga ari”, thuhet në raport.

Pas një kohe, një person ia kishte gjetur dokumentet dhe ia kishte kthyer ankueses.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat