Arrestohen dy zyrtarë të APK-së

Kronikë e zezë

Arrestohen dy zyrtarë të APK-së

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:26
Ilustrim

Janë arrestuar dy zyrtarë të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës (APK-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht te Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk kanë ndërmarr veprimet sipas kompetencave.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:57.

Sipas Policisë, drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat