Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar gjashtë raste të ”dhunës në familje”.

Të premten një grua nga Prishtina ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Dje në Lipjan një grua ka raportuar se burri me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Mbrëmë është arrestuar një burrë nga Fushë Kosova pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  

Më 05.11.2021 ishte raportuar se një burrë nga Prishtina kishte ushtruar dhunë në familjen e tij, ndërkaq, dje është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe një burrë nga Rahoveci është arrestuar dje pasi që i njëjti e ka rrahur nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Rasti i gjashtë i dhunës në familje është paraqitur në Skenderaj ku një grua ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me burrin e saj. Viktima pas intervistimit është kthyer tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat