Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat