Policia jep detaje për 24 vjeçarin që vdiq në Prevallë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për 24 vjeçarin që vdiq në Prevallë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një personi në Prevallë.

Në raport thuhet se një 24 vjecar ka mbetur i vdekur, i cili derisa po ecte në një shteg malor ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndrësa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

‘’Prevallë, Prizren 20.11.2021-11:30. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat