53-vjeçari gjendet i pajetë në trotuar/ Policia: Dyshohet se…

Kronikë e zezë

53-vjeçari gjendet i pajetë në trotuar/ Policia: Dyshohet se…

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në  Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku një 53 vjeçar me iniciale P.G. është gjetur i pajetë në trotuar.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat