Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Gllamnik.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit me njësiti i trafikut ka dalë në vendin e  ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat