Njërën vajzë e përdhunoi, tjetrën e shiti për 3000 euro në Kosovë/ Zbulohen detaje shokuse prindërit monstër që u arrestuan

Kronikë e zezë

Njërën vajzë e përdhunoi, tjetrën e shiti për 3000 euro në Kosovë/ Zbulohen detaje shokuse prindërit monstër që u arrestuan

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:53
Ilustrim

Tre persona kanë përfunduar prapa hekurave, pasi Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar paraburgim ndaj tyre.

Personat në fjalë dyshohen për abuzim dhe tregti me fëmijë. I dyshuari i parë është baba i gjashtë fëmijëve, 3 prej të cilëve janë vajza të mitura, dhe siç njoftojnë nga Prokuroria, ai një kohë të gjatë ka përdhunuar njërën prej vajzave të tij.

Njëkohësisht, e dyshuara e dytë , si nënë e fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet, në këmbim të parave e ka detyruar vajzën që të kryej marrëdhënie intime me të dyshuarin e tretë.

Përveç kësaj, babai i ka shitur vajzën një burri nga Kosova, që e ka gjetur përmes internetit.

“Pas pagesës prej 3.000 eurove, vajza është dërguar në Kosovë për martesë të detyruar. Pas dy muajsh ajo ka ardhur për të vizituar prindërit e saj, ndërsa i dyshuari i parë, duke u arsyetuar se ishte shumë larg, nuk e ka kthyer në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Tre të dyshuarve sot me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Për të miturit nën drejtimin e Prokurorit Publik kujdeset nga Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale – Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat