Aksident i rëndë në bypass-in e Rrogozhinës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në bypass-in e Rrogozhinës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:13
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen sotme në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit ‘Teqja’.

Mjeti me drejtues shtetasin Zh.I., ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

“Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat