Katër të lënduar pas një aksidenti në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar pas një aksidenti në Fushë-Kosovë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave në Fushë-Kosovë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë meshkuj kosovarë. Të gjithë të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton policia përmes raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat