Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, një sasi të stolive, ari e argjendi, pasi një udhëtarë kishte tentuar t’i kontrabandonte ato.

Përmes një komunikat, nga Dogana kanë bërë me dije se mallrat kanë qenë të fshehura në bagazhin e udhëtarit.

“Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh. Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në komunikatë

Po ashtu është bërë e ditur se ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg: stoli te ndryshme argjendi, stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme), kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme, peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected] ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, bëjnë thirrje nga Dogana e Kosovës. 

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat