Drenicaku rrah gruan dhe dy fëmijët e tij, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Drenicaku rrah gruan dhe dy fëmijët e tij, arrestohet nga policia

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Drenas pasi i njejti ka ushtruar dhunë familjare.

Ai sipas policisë ka rrahur gruan e tij dhe dy fëmijët.

“Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat