​Arrestohet 66-vjeçari që e bëri për spital motrën e tij

Kronikë e zezë

​Arrestohet 66-vjeçari që e bëri për spital motrën e tij

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar një 66-vjeçar pasi kishte shkaktuar dhunë në familje.

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën "Qamil Ilazi" në Kaçanik është një rast i dhunës në familje .

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F. (66), i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij L.F. (61), duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilave ka marrë trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat