Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete dje në qytetin e Suharekës.

Sipas policisë thuhet se dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat