Rrahen mes vete dy vëllezër në Klinë

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete dy vëllezër në Klinë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar dje në Klinë pasi të njëjtit gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Deri të sulmi ka ardhur si pasojë e një fjalosje që të dyshuarit e kishin pasur mes vete. Ndërkaq të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Fsh. Klinafc, Klinë, 05.12.2021-22:50. Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovarë, të cilët në gjendje të dehur pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, si pasoj kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat