Tentim grabitjeje me armë në Vushtrri, shitësja nuk i bindet, ja çfarë bëri që pastaj grabitësi të ikë

Kronikë e zezë

Tentim grabitjeje me armë në Vushtrri, shitësja nuk i bindet, ja çfarë bëri që pastaj grabitësi të ikë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Në Vushtrri dje ka ndodhur një tentim grabitjeje me armë, por pa sukses, pasi shitësja nuk u është bindur fjalëve të tij.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar, i cili nga brezi kishte nxjerrë një armë dhe i kishte kërkuar para.

Viktima kishte tentuar ta thërrasë policinë, por në atë moment i dyshuari kishte dalë nga lokali dhe kishte ikur në drejtim të qytetit”, ka thënë Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat