Ia kërkoi borxhin, ai e kanosi me thikë

Kronikë e zezë

Ia kërkoi borxhin, ai e kanosi me thikë

Nga: H.O. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një shtetas i huaj është ankuar në polici se pasi i ka kërkuar borxhin një personit nga Kosova, ky i fundit e ka kanosur me thikë.

Policia ka sekuestruar një thikë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Prishtinë 06.12.2021 - 19:20. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se derisa i ka kërkuar borxhin e tij të dyshuarit mashkull kosovar, nga i njëjti është kanosur me thikë dhe verbalishtë. Si provë materiale është sekuestruar një thikë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat