Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore, pasi i njëjti sot pasdite është goditur nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Sekiraqë.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarës kanë dalë hetuesit e trafikut rajonal, të cilët janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat