Keqtrajtoi fëmijën e tij, arrestohet suharekasi

Kronikë e zezë

Keqtrajtoi fëmijën e tij, arrestohet suharekasi

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:09
Ilustrim

Është arrestuar një burrë në Suharekë pasiqë i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e tij nëntë vjeçar.

Sipas policisë viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat