Shfrytëzonte të miturit për kërkim lëmoshë, arrestohet 39 vjeçari

Kronikë e zezë

Shfrytëzonte të miturit për kërkim lëmoshë, arrestohet 39 vjeçari

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është arrestuar me dyshimin se trafikoi të mitur. Policia ka njoftuar se të miturit u shfrytëzuan për kërkim lëmoshë.

Aksioni policor u zhvillua në një shtëpi të braktisur në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, e ku u sekuestruan 1 mijë euro, dy telefona, substancë narkotike, e një thikë.

“Mbrëmë rreth orës 19:30, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore më rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur ( lëmoshë kërkues). Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar: një sasi e parave ( mbi 1000 euro), dy telefona, 3.40 gr substancë narkotike dhe një armë e ftohtë (thikë)”, njofton policia.

Ndërkohë që pas përfundimit të procedurave ligjore me vendim të prokurorit, 39-vjeçari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat