Vdes një 14-vjeçar në një vetaksident në Sallagrazhdë të Suharekës, policia jep detaje

Kronikë

Vdes një 14-vjeçar në një vetaksident në Sallagrazhdë të Suharekës, policia jep detaje

Më: 2 janar 2022 Në ora: 18:04
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 18:41) - Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit e trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 16 e 30 në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Vesel Gashit, njëri nga këta fëmijë ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi.

***

Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të dielën rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetaksident.

Sipas zjarrfikësve vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar. Ndërkaq sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat