Dy të dyshuarit për therjen me thikë në Prishtinë dërgohen në mbajtje

Kronikë

Dy të dyshuarit për therjen me thikë në Prishtinë dërgohen në mbajtje

Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Dy personat të cilët u arrestuan si të dyshuar për therjen me thikë të një qytetari në Prishtinë, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ata u arrestuan gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kanë therur me thikë një person të gjinisë mashkullore, rreth orës 11:10, në rrugën “Agim Ramadani”.

Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 03.01.2022-11:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat