Një 20 vjeçar plagoset në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një 20 vjeçar plagoset në Prishtinë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 00:39
Policia

Sonte në Rrugën B në Prishtinë dyshohet të jetë plagosur një 20 vjeçar, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.

Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar për ekipin që gjendet në teren, se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.

Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat