​Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, 6 të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, 6 të lënduar

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një aksident në trafik ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në orën 18:30 dhe kanë qenë të përfshira dy automjete.

“6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat