Një femër raporton se është ngacmuar seksualisht nga taksisti me të cilin udhëtonte

Kronikë

Një femër raporton se është ngacmuar seksualisht nga taksisti me të cilin udhëtonte

Nga: H.O. Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një femër nga Gllogoci ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një shofer taksie.

Në raportin e policisë thuhet e ‘viktima deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor’.

Raporti i plotë:

NGACMIM SEKSUAL

Gllogoc, 02.01.2022 – 13:00.  Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar - shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat