Prizrenasi rrah nënën dhe vëllanë e tij, vet përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Prizrenasi rrah nënën dhe vëllanë e tij, vet përfundon në QKUK

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vëllain e tij.

Si pasojë e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK.

I dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike.

Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat