​Aksident trafiku në Drenoc të Klinës, dy të lënduar

Kronikë

​Aksident trafiku në Drenoc të Klinës, dy të lënduar

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta fizike si pasojë e një aksidenti të trafikut ndërmjet një autobusi dhe një veture në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Aksidenti ndodhi saktësisht në Drenoc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë Fadil Gashi, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:30.

“Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar më pas për në shtëpi”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat