​Iniciohen tri raste të ndryshme për dy video të postuara në rrjete sociale

Kronikë

​Iniciohen tri raste të ndryshme për dy video të postuara në rrjete sociale

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:38
Armë zjarri AK-47 e sekuestruar

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri AK-47, në Tërrnavë të Podujevës.

Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

Po në të njëjtin lokacion, hetuesit e stacionit të Podujevës, për një rast tjetër kanë shoqëruar më datën 4 janar 2022, një person të dyshuar, për një video tjetër të postuar ku shihen fëmijë duke vozitur një veturë.

Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat