E përdhunoi në ashensor dhe e grabiti, arrestohet 31-vjeçari

Kronikë e zezë

E përdhunoi në ashensor dhe e grabiti, arrestohet 31-vjeçari

Më: 19 janar 2022 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një 31-vjeçar u arrestua për sulm seksual ndaj një gruaje 40-vjeçare e cila u grabit dhe u përdhunua mbrëmjen e 21 dhjetorit të kaluar 2021, në ashensorin e godinës së saj në Segrate (Milano).

Burri u arrit të arrestohej dje në Milano.

Hetimet kanë nisur pas denoncimit të viktimës, e cila është sulmuar menjëherë pasi ka parkuar makinën në garazh.

Në gjendje shoku ajo arriti të kthehej në shtëpi për të thirrur për ndihmë.

Përveç dhunës, asaj i kanë grabitur edhe 30 euro.

31- vjeçari me origjinë nga Magrebi dhe me precedentë të mëparshëm, u identifikua falë përshkrimit të gruas, pamjeve të kamerave dhe mbi të gjitha falë gjurmës së gjetur në kabinën e ashensorit dhe në rrobat e 40-vjeçares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat