Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Është arrestuar një person dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës, 20.01.2022 – 10:30.

Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës duke prezantuar dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat