Dyshohet se dhunoi një të mitur për dy muaj, gjykata ia cakton një muaj paraburgim ferizajasit

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi një të mitur për dy muaj, gjykata ia cakton një muaj paraburgim ferizajasit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit  E.A, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture.

Sipas Gjykatës, i pandehuri në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën 16-vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat